Hapet konkursi për vitin 2016

Sot është hapur konkursi për bursat për shkollim në UWC për vitin 2016.  Afati i fundit për aplikim është 6 Mars 2016 në ora 23:59. Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në kosova.nc@gmail.com

Për të plotësuar aplikacionin, klikoni KETU

***

The application process for the 2016 scholarships at United World Colleges (UWC) is now open. The deadline for applications is 6 March 2016 at 23:59. If you have any question, please do not hesitate to contact us kosova.nc@gmail.com

To complete the application, please click HERE

***

Disa nga pyetjet më të shpeshta:

1.) Ku gjindet aplikacioni për UWC?

Aplikacioni mund të  plotësohet përmes linkut: http://goo.gl/forms/hHD6QbES8b

2.) Kur është afati për aplikim?

Afati për aplikim ndryshon nga viti në vit. Për vitin 2016, aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se data 6 Mars, ora 23:59.

3.) Si të përgatitet aplikacioni dhe ku të dërgohet?

I gjithë aplikacioni gjindet në linkun e mësipërm.

4.) A duhet të bashkangjiten dokumente apo çertifikata  shtesë?

Jo. Në këtë fazë do të mirret parasysh vetëm aplikacioni.

5.) Na është kërkuar që të raportojmë notat. Cilat nota duhet të raportohen?

Raportoni notat e gjysmëvjetorit të parë të vitit që vijoni. Nëse përzgjedheni për të kaluar në fazën e dytë, mund t’ju kërkohet një vërtetim i lëshuar nga shkolla me notat tuaja të gjysmëvjetorit të parë.

6.) Kur mbahet kampi dhe si mund të marrë pjesë?

Kampi është faza e tretë dhe e fundit e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për UWC. Ju do të merrni informacione më të hollësishme mbi kampin vetëm pasi të jeni përzgjedhur si pjesëmarrës në kamp.

7.) A ka ndonjë limit për moshë?

Komiteti Nacional i Kosovës ka vendosur që për këtë vit të pranoj nxënës të shkollave të mesme që vijojnë mësimet në klasët 10, 11 dhe 12.

8.) Unë nuk e flas rrjedhshëm gjuhën angleze. A paraqet kjo ndonjë problem?

Jo. Rrjedhshmëria në gjuhën angleze nuk është e kërkuar, edhepse mund të jetë  faktor që luan rol gjatë periudhës së përzgjedhjes së nxënësve.

9.) A mund të më ndihmoni me ndonje bursë për vazhdim të shkollës në nivel më të lartë (p.sh.: universitet)?

UWC nuk ofron bursa për universitet dhe edukim terciar.

10.) A mund të jem nxënës i UWC-së për vetëm një vit apo të transferohem nga ndonjë shkollë tjetër e IB-së?

Jo. UWC përfshin një përvojë dyvjeçare dhe nuk ofron mundësi që nxënësit të kryejnë shkollën për një vit apo të transferohen nga ndonjë shkollë tjetër e sistemit IB.

11.) Unë kam shtetësi të dyfishtë. Përmes cilit Komitet Nacional duhet të aplikoj?

Ju mund të aplikoni në UWC vetëm përmes një Komiteti Nacional, pa marrë parasysh numrin e shtetësive që posedoni. Së pari duhet ta kontaktoni Komitetin Nacional në shtetin që jetoni sepse të gjitha Komitetet Nacionale kërkojnë që t’ju takojnë personalisht gjatë përzgjedhjes. E-mail adresa e Komitetit Nacional të Kosovës është: kosova.nc@gmail.com.Nëse Komiteti Nacional nuk mund të pranoj aplikacionin tuaj për ndonjë arsye, ju lutem kontaktoni Komitetin e shtetësisë tjetër, pasaportën e së cilës posedoni. Nëse asnjëri nga Komitetet nuk e pranon aplikacionin tuaj atëherë kontaktoni UWC International Office për detaje dhe udhëzim të mëtutjeshëm.

Për detaje tjera, kontaktoni Komitetin Nacional të Kosovës në e-mailin kosova.nc@gmail.com

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s