Kamp veror dy javorë në Norvegji për të rinj me aftësi të kufizuara fizike

Mundësi aplikimi: Lions Norway organizon kampin ndërkombëtar për të rinj me aftësi të kufizuara, “Camp Fjalir 2016” në Flekke të Norvegjisë, me qëllim që të iu ofrojë këtyre të rinjëve ide të reja dhe zhvillim personal, përmes aktiviteteve fizike.

uwc41.jpg

Ftohen organizatat joqeveritare dhe qytetarët të cilët njohin apo përfaqësojnë të rinj me aftësi të kufizuara që të rekomandojnë një kandidat për pjesëmarrje në kampin “Camp Fjalir 2016”.

Kampi organizohet me qëllim që të u mundësojë të rinjëve me aftësi të kufizuara të krijojnë përvoja të reja me të rinj nga vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndajnë me të tjerët gjëra interesante nga kultura dhe tradita në vendin e tyre si dhe përvoja nga jeta e përditshme.

UWC Kosova do të nominojë dy të rinj të moshave 16-25 vjeçare, për të përfaqësuar Kosovën në këtë kamp. Kandidatët duhet të kenë aftësi komunikimi në gjuhën angleze.

Afati i fundit për aplikim është data 15 Mars, 2016.

Gjithashtu, kandidatët mund të aplikojnë personalisht duke plotësuar formularin e mëposhtëm.

Aplikacioni 2016 (Kliko për të shkarkuar aplikacionin).

***

Vendndodhja: UWC Red Cross Nordic College, Haugland, Flekke, Norvegji.

Tema e kampit: Zhvillimi personal.

Për gjatë kampit, kërkohet që pjesëmarrësit të jenë entuziast dhe të gatshëm të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet që ofrohen. Kampi zgjat dy javë, duke filluar nga data 3 -17 Korrik.

Informata të rëndësishme:

Së bashku me aplikacionin, duhet të bashkangjitni një vërtetim nga mjeku për gjendjen tuaj shëndetësore. Këto informata do të mbahen konfidenciale.

Pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në aktivitetet që do të organizohen. Nëse kanë nevojë për ndihmë për veshje, ushqim, përdorim të tualetit, etj., pjesëmarrësit duhet të sjellin me vete një ndihmës të gjinisë së njëjtë.

Klima dhe veshëmbathjet

Në verë, temperaturat në Norvegji janë mesatarisht 12 deri 25 gradë celsius. Pjesëmarrësit duhet të sjellin veshëmbadhje të përshtatshme për ditë me shi. Merrni me vete rroba të ngrohta, rroba rezistente ndaj ujit, rroba të zakonshme verore dhe këpucë. Shumica e aktiviteteve do të zhvillohen në natyrë, si për shembull, lojëra me top, shigjetari, peshkim, notim, lundrim me kanu (canoeing) etj.

Udhëtimi

Pjesëmarrësit duhet të jenë në aeroportin e Bergenit më 3 korrik para orës 16:00. Organizatorët e kampit do të bëjnë transportimin nga aeroporti deri tek ambientet e kampit dhe anasjelltas. Pjesëmarrësit do të kthehen në vendet e tyre më 17 korrik, duke fluturuar nga aeroporti i Bergenit. Pjesëmarrësve nuk u lejohet qëndrimi në Bergen përtej datës së sipërpërmendur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s