Hapet konkursi për vitin 2015

Sot është hapur konkursi për bursat për shkollim në UWC për vitin 2015. Të bashkangjitura mund t’i gjeni aplikacionin dhe udhëzimet për plotësimin e aplikacionit. Aplikacioni i mbushur duhet të dërgohet në aplikouwc@gmail.com. Afati i fundit për aplikim është 15 Shkurt 2015 në ora 23:59. Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në kosova.nc@gmail.com, por sigurohuni që  më parë të keni lexuar udhëzimet me kujdes. Fat të mbarë!

Aplikacioni 2015 (Kliko për të shkarkuar aplikacionin)

Udhëzime (Kliko për të shkarkuar udhëzime për plotësimin e aplikacionit)

UWC Kosova


The application process for 2015 scholarships at United World Colleges (UWC) is now open. You can find the application form and the guidelines for completing the application attached. The completed application should be sent to aplikouwc@gmail.com by February 15th, 2015 23:59 CET. You can contact us at kosova.nc@gmail.com with any questions. Please make sure you read the guidelines carefully. Good luck!

UWC application 2015 (Click here to download the application)

Guidelines (Click here to download guidelines on how to complete the application)

UWC Kosova


 

Më poshtë janë disa nga pyetjet më të shpeshta në lidhje me UWC-në. Ju lutem lexojini para se të na shkruani.

1.) Ku gjindet aplikacioni për UWC?

Formën e aplikacionit për UWC mund ta shkarkoni në:

 https://uwckosova.wordpress.com/2014/12/25/hapet-konkursi-per-vitin-2015/2.

2.) Kur është afati për aplikim?

Afati për aplikim ndryshon nga viti në vit. Për vitin 2015,  aplikacionet për UWC Kosova mund të dorëzohen deri më 15 Shkurt.

3.) Si të përgatitet aplikacioni dhe ku të dërgohet?

Aplikacioni mbushet në Microsoft Word dhe dërgohet në e-mail adresën: aplikouwc@gmail.com. Faqet ku kërkohet nënshkrimi mund të plotësohen në mënyrë elektronike ( shkruhet emri dhe mbiemri) por këto faqe me nënshkrime origjinale të prindërve mund t’ju kërkohen në fazën tjetër të procesit të përzgjedhjes.

4.) A duhet të bashkangjiten dokumente apo çertifikata  shtesë?

Jo. Në këtë fazë do të mirret parasysh vetëm aplikacioni.

5.) Na është kërkuar që të raportojmë notat. Cilat nota duhet të raportohen?

Raportoni notat e gjysmëvjetorit të parë të vitit që vijoni. Nëse përzgjedheni për të kaluar në fazën e dytë, mund t’ju kërkohet një vërtetim i lëshuar nga shkolla me notat tuaja të gjysmëvjetorit të parë.

6.) Kur mbahet kampi dhe si mund të marrë pjesë?

Kampi është faza e tretë dhe e fundit e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për UWC. Ju do të merrni informacione më të hollësishme mbi kampin vetëm pasi të jeni përzgjedhur si pjesëmarrës në kamp.

7.) A ka ndonjë limit për moshë?

Komiteti Nacional i Kosovës ka vendosur që për këtë vit të pranoj nxënës të shkollave të mesme që vijojnë mësimet në klasët 10, 11 dhe 12.

8.) Unë nuk e flas rrjedhshëm gjuhën angleze; a paraqet kjo ndonjë problem?

Jo. Mos u dekurajo për shkak të mungesës së rrjedhshmërisë në gjuhën angleze. Rrjedhshmëria në gjuhën angleze nuk është e kërkuar, edhepse mund të jetë  faktor që luan rol gjatë periudhës së përzgjedhjes së nxënësve.

9.) A mund të më ndihmoni me ndonje bursë për vazhdim të shkollës në nivel më të lartë (p.sh.: universitet)?

UWC nuk ofron bursa për universitet dhe edukim terciar.

10.) A mund të jem nxënës i UWC-së për vetëm një vjet apo të transferohem nga ndonjë shkollë tjetër e IB-së?

Jo. UWC përfshin një përvojë dyvjeçare dhe nuk ofron mundësi që nxënësit të kryejnë shkollën për një vjet apo të transferohen nga ndonjë shkollë tjetër e sistemit IB.

11.) Unë kam shtetësi të dyfishtë. Përmes cilit Komitet Nacional duhet të aplikoj?

Ju mund të aplikoni në UWC vetëm përmes një Komiteti Nacional, pa marrë parasysh numrin e shtetësive që posedoni. Së pari duhet ta kontaktoni Komitetin Nacional në shtetin që jetoni sepse të gjitha Komitetet Nacionale kërkojnë që t’ju takojnë personalisht gjatë përzgjedhjes. E-mail adresa e Komitetit Nacional të Kosovës është: kosova.nc@gmail.com.Nëse Komiteti Nacional nuk mund të pranoj aplikacionin tuaj për ndonjë arsye, ju lutem kontaktoni Komitetin e shtetësisë tjetër, pasaportën e së cilës posedoni. Nëse asnjëri nga Komitetet nuk e pranon aplikacionin tuaj atëherë kontaktoni UWC International Office për detaje dhe udhëzim të mëtutjeshëm.

Për detaje tjera, kontaktoni Komitetin Nacional të Kosovës në e-mailin kosova.nc@gmail.com

12.) Çfarë ndodh pas dërgimit të aplikacionit të plotësuar?

UWC Kosova do t’iu konfirmoj përmes e-mail-it që kanë pranuar aplikacionin tuaj. Ju lutem që të prisni për përgjigjje për hapat e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s