Pyetjet më të shpeshta për UWC

FB_Coverphoto_Imagine

1.) Ku gjindet aplikacioni për UWC?

Formën e aplikimit për UWC mund ta shkarkoni në dy mënyra:

1.   https://uwckosova.wordpress.com/2014/01/09/hapet-konkursi-per-vitin-2014/

2.   http://www.uwc.org/how_to_apply/find_your_national_committee/kosovo.aspx

2.) Kur është afati për aplikim?

Afati për aplikim ndryshon nga viti në vit. Për vitin 2014, UWC Komiteti Nacional i Kosovës ka vendosur që afati për aplikim të jetë data 15 Shkurt.

3.) Si të përgatitet aplikacioni dhe ku të dërgohet?

Aplikacioni duhet të dërgohet si pdf dokument. Faqet ku gjinden nënshkrimet mund të skanohen dhe të bashkangjiten me faqet e tjera në pdf dokumentin e përgatitur, çertifikatat e lindjes gjithashtu duhet të skanohen dhe bashkangjiten në pdf dokument. Aplikacioni i përgatitur dërgohet në e-mail adresën: uwcapplications@gmail.com

4.) A duhet patjetër të bashkangjitet edhe çertifikata e lindjes?

Po. Është e rëndësishme që të bashkangjitni edhe çertifikatën e lindjes.

5.) Na është kërkuar që të raportojmë notat. Cilat nota duhet të raportohen?

Mjafton të na i dërgoni notat e gjysmëvjetorit të kaluar.

6.) Kur mbahet kampi dhe si mund të marrë pjesë?

Komiteti Nacional i Kosovës e organizon kampin përzgjedhës në Rugovë, por kjo është faza e tretë dhe e fundit e aplikimit. Pasi t’i keni kaluar dy fazat e para (ku aplikacioni paraqet fazën e parë), nëse përzgjidheni për fazën e tretë, do të njoftoheni për detajet e kampit.

7.) A ka ndonjë limit për moshë?

Komiteti Nacional i Kosovës ka vendosur që të pranoj nxënës të shkollave të mesme të cilët me 1 shtator 2014 janë më të vjetër se 16 vjeç dhe nuk i kanë mbushur ende 19 vjeç.

8.) Unë nuk e flas rrjedhshëm gjuhën angleze, a paraqet kjo ndonjë problem?

Jo. Mos u dekurajo për shkak të mungesës së rrjedhshmërisë në gjuhën angleze. Rrjedhshmëria në gjuhën angleze nuk është e kërkuar, megjithatë mund të jetë ndonjë faktor që luan rol gjatë periudhës së përzgjedhjes së nxënësve.

9.) A mund të më ndihmoni me ndonje bursë për vazhdim të shkollës në nivel më të lartë (p.sh.: Univerzitet)?

UWC nuk ofron bursa për Universitet dhe edukim terciar.

10.) A mund të jem nxënës i UWC-së për vetëm një vjet apo të transferohem nga ndonjë shkollë tjetër e IB-së?

Jo. UWC përfshin një eksperiencë dyvjeçare dhe nuk ofron mundësi që nxënësit të kryejnë shkollën për një vjet apo të transferohen nga ndonjë shkolle tjetër e sistemit IB.

11.) Unë kam shtetësi te dyfishtë. Përmes cilit Komitet Nacional duhet të aplikoj?

Ju mund të aplikoni në UWC vetëm përmes një Komiteti Nacional, pa marrë parasysh numrin e shtetësive që posedon. Se pari duhet ta kontaktoni Komitetin Nacional në shtetin që jetoni sepse të gjitha Komitetet Nacionale kërkojnë që t’ju takojnë personalisht gjatë përzgjedhjes. E-mail adresa e Komitetit Nacional të Kosovës është: kosova.nc@gmail.com.Nëse Komiteti Nacional nuk mund të pranoj aplikacionin tuaj për ndonjë arsye, ju lutem kontaktoni Komitetin e shtetësis tjetër, pasaportën e së cilës posedoni. Nëse asnjëri nga Komitetet nuk e pranon aplikacionin tuaj atëherë kontaktoni UWC International Office për detaje dhe udhëzim të mëtutjeshëm.

Për detaje tjera, kontaktoni Komitetin Nacional të Kosovës në e-mailin kosova.nc@gmail.com

12.) Ku dorëzohet  aplikacionin për selektimin e  vitin 2014?

Formën e aplikacionit të plotësuar së bashku me çertifikatën e lindjes duhet ta dergoni në PDF format në e-mailin adresën uwcapplications@gmail.com

13.) Çka pas aplikimit?

Në momentin që pranoni konfirmimin nga UWC Kosova në e-mail, që kanë pranuar aplikacionin tuaj, ju lutem që të prisni për përgjigjje mbi hapat e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s