Disa këshilla për një aplikacion më të mirë.

1. Jini vetëvetja. Studentët tanë njihen për sinçeritet. Mos u mundoni të tingëlloni perfekt në aplikacion, por përpiquni të jeni sa më real dhe ta shprehni veten. Ne besojmë se pikërisht ato elementet tuaja “jo perfekte” ju bëjnë një person shumë më interesant. Mbani një qëndrim pozitiv për dobësitë që mund t’i keni, mos ngurroni t’i pranoni dhe të jeni krenar me to. Nuk ka asgjë më mirë se të jeni vetëvetja në aplikacion. Askush nuk është si ju, pra mënyra më e lehtë për tu dalluar nga të tjerët është të jini vetëvetja.

2. Jini krenar. Shpesh njerëzit, në shenjë modestie, mundohen t’i nënvlerësojnë arritjet e tyre. Jeni krenar me veten! Mos ngurroni të na tregoni për arritjet tuaja.

3. Plotësojeni aplikacionin pjesë-pjesë. Mos u mundoni ta përfundoni të gjithë aplikacionin njëherësh, sidomos esenë. Filloni të punoni në aplikacion herët dhe plotësoni diçka kohë pas kohe. Kështu do të keni kohë që ta rishikoni esenë disa herë, secilën herë me një mendje të freskët: sigurisht se kjo do të rezultojë në një ese më të mirë.

4. Lexoni më shumë për UWC. Duhet ta keni parasysh se UWC është shkollë me synime dhe ide interesante. Mësoni më shumë për synimet, vlerat dhe historinë e shkollës! Mendoni se si ju do të mund të kontribuonit për realizimin e këtyre synimeve.

5. Jini kreativ. Mos keni frikë të shprehni kreativitetin tuaj përmes eseve! Përdorni esetë për të na treguar më shumë për veten: ndani me ne diçka që ju bën të veçantë dhe interesant.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s