Kampi në Rugovë, 6-9 Qershor

Përshëndetje,

Kampi në Rugovë do të mbahet nga data 6 deri më 9 qershor. Të gjithë aplikantët duhet të jenë në stacionin e autobusëve në Pejë jo më vonë se ora 10:45 e mëngjesit. Kampi do të zgjat 4 ditë dhe të gjithë aplikantët do të vendosen nëpër shtëpiza. Ju rekomandojmë që të sillni:

  • Këpucë
  • Corapë të mjaftueshme për katër ditë
  • Rroba të ngrohta (në Rugovë është më ftoftë)
  • Mjete për higjienë personale (shampon, sapun, pastë dhe furcë dhëmbësh etj)
  • Nëse preferoni, mund të sillni ndonjë instrument muzikor apo dicka tjetër për argëtim dhe për talent show.

Aplikantët mund të zgjedhin mënyrën e tyre të preferuar të transportit deri në Pejë, por ata që nisen nga  rrethina e Gjilanit mund t’i bashkohen Endrit Fejzullahut dhe Lirim Veliut në ora 7:00 te rruga e Prishtinës. Ky grup do të bashkohet me grupin e aplikantëve  të tjerë në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Nisja nga Prishtina për në Pejë bëhet në orën 8 të mëngjesit.

Nga Peja për në Rugovë komiteti ka organizuar një mini-bus, me kapacitet 31 ulëse.

Të gjithë aplikantët duhet të paguajnë nga 20 euro (kjo bëhet pas arritjes në kamp). Në situata kur aplikantët, për arsye të vështirësive ekonomike, e kanë të pamundur të paguajnë këtë shumë, ata mund ta njoftojnë personin përgjegjës të komitetit në kohën e caktuar dhe do të lirohen nga pagesa.

Kampi do të përfshijë aktivitete të ndryshme, si prezentime, lojëra, diskutime etj.

Nëse deri më tani nuk e keni bërë, ju lutem konfirmojeni ardhjen tuaj në kamp.

Shihemi në Rugovë!!!rugovacamp

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s