Sibel Spahija – UWC Adriatic, Itali

Përshendetje nga Italia,

Unë jam Sibel  Spahija nga Prizreni dhe jam në vitin e parë të eksperiencës sime në  United World College of the Adriatic në Duino/Trieste , Itali.

Që kur UWC filloi të bëhej pjesë e jetës sime, shumë gjëra filluan të ndryshonin. Nese jeni kurioz për t’i parë këto ndryshime atëherë ju ftojë që të ndiqni udhëtimin nëpër përvojat që kam përjetuar unë deri më tani.

Hapi i parë: Kampi zgjedhor në Pejë

Aplikimi për UWC mundëson një eksperiencë të paharueshme jo vetëm për ata që arrijnë të nominohen për njërat nga kolegjet por për të gjithë që ia dalin deri në kampin zgjedhor që mbahet në Pejë. Kampi zgjedhor përvecse është një etapë për nominimin e nxënësve për kolegje të UWC-së,  bashkon të rinjët Kosovarë nga qytete të ndryshme, me opinione dhe eksperienca të shumëllojshme, e cila është njëra ndër vecoritë bazë të konceptit UWC.
Unë fitova shumë shokë e shoqe nga kampi i UWC-së me të cilët jam ende  ne kontakt  dhe shpesh shkëmbejmë opinione dhe ide të cilat na ndihmojnë në edukimin dhe zhvillimin tonë të vazdhueshëm. Gjatë kampit unë arrita të kuptojë se çfarë përfshin puna në grup: të dëgjosh të tjerët, të shfaqësh mendimet e tua në ndërkohë duke i respektuar mendimet e të tjerëve, të gërshetosh aspekte të ndryshme në mënyrë që të kesh një qëllim të përbashkët me antarët e tjerë të grupit dhe në fund të sjellësh në jetë një punë të përbashkët efikas për shoqërinë.
Në kamp, unë mësova të jem e përpiktë në orar, u çlirova nga paragjykimet që kisha. Në kamp unë u argëtova shumë, një argëtim i vecantë i diciplinuar dhe edukativ, sigurisht të gjitha këto falë anëtarëve tonë të komitetit kombëtar te cilët po ashtu ishin nxënës në UWC.

sibel1

Hapi i dytë: Të jesh pjesë e United World College.

Nëse bëheni pjesë e UWC-së, shqisa e të pamurit do të jetë shumë mirënjohëse ndaj jush sepse madje edhe hapi i parë i juaj në kolegj, pamja e saj magjepsëse do ju bëjë njeriun më të lumtur në botë, ashtu si u ndjeva unë kur gjeta këtë bukuri të vecantë para meje.sibel2

U takova me njerëz nga e gjithë bota. Në kolegjin tim kemi 193 nxënës nga përafërsisht 80 shtete të ndryshme anembanë botës, njerëz që përfaqësojnë kultura të ndryshme, gjuhë të ndryshme. Të gjithë nxënësit janë të gatshëm të ndihmojnë të tjerët në çdo aspekt. Puna me njerëz të kulturave të ndryshme të jep një mundësi që të shohësh të gjitha cështjet globale nga shumë pikëpamje të ndryshme. Nëse para UWC-së ti mund të kuptosh një problem të vetëm nga 10 pikëpamje të ndryshme ( në saje të shokëve dhe familjes tënde ) në UWC dhe pas saj ti do e shqyrtosh një cështje nga 1000 pikëpamje të ndryshme e cila është një hap drejt zgjidhjes së problemeve globale dhe një hap drejt paqes për të cilën të gjithë ëndërrojmë. Pse të mos jesh në një mjedis ku fliten 50 gjuhë të ndryshme, perse të mos takosh njerëz me opinione të ndryshme që do të të ndihmojnë ti japësh formë konceptit tënd të jetës ? UWC është mjedisi ku unë mund të ndëgjoj zërin e lumturisë së besimeve të ndryshme. sibel3

Ne si nxënës, përmes ndihmës së profesorëve dhe anëtarëve të tjerë të stafit, organizuam shumë programe përmes së cilave synuam t’i tregonim Italisë dhe njerëzve anembanë botës llojllojshmërin e kulturave nëpër kolegjet e UWC-së. Njëra ndër programet më të mëdha dhe më të rëndësishme ishte programi PEACE ONE DAY ( Paqe Një Ditë) e cila u mbajt në qendrën më  të rëndësishme të Triestes gjatë semestrit të parë që unë isha në kolegj ( në shtator) dhe një tjetër shfaqje ishte Anniversary Show ( Show për Përvjetorin e Kolegjit)në teatrin më të vjetër dhe të njohıur të Trieste-s  të quajtur “Teatro Verdi” (http://www.teatroverdi-trieste.com/) e që u mbajt në Mars 2013. Gjatë gjithë këtyre shfaqjeve ne paraqitëm të vecantat e kulturave tona.sibel4

Për nga ana akademike, kolegjet e UWC-së kanë programin IB i cili të jep mundësinë e zgjedhjes së gjashtë lëndëve nga gjashtë kategoritë, pra grupet ku lëndët janë ndarë sipas funksionit të tyre( Gjuha amtare, Gjuha dytësore, Lëndët shoqërore, Shkencat, Matematika, Artet) dhe përvec lëndëve kemi edhe aktivitete sipas programit CAS që përfshin, shërbime komuniteti ,  aktivitete kreative dhe sportive ku të gjithë nxënësit zgjedhin nga një aktivitet per këto tre kategori. Gjatë shërbimeve për komunitetin ne njohim njerëz lokal dhe mësojmë më shumë për kulturën e tyre. Aktivitetet kreative munësojnë që qdo nxënës të gjej anën e tyre kreative përmes punës që ata zgjedhin të bëjne ( si psh: unë jam në grupin e gazetës së kolegjit) dhe së fundi aktivitetet sportive na ndıhmojnë që të gjithë të mbrojmë shëndetin tonë përmes sporteve që ndoshta më herët nuk kemi pasur mundësinë t’i provonim.sibel5

Fillimi i Marsit në kolegjin tim është shumë i rëndësishëm sepse në këtë kohë fillon java e projekteve “Project Week” të organizuara nga nxënësit në vende të ndryshme të botës  ku nxënësit  zgjedhin njërën nga projektet e shumtë. Gjatë Project Week nxënësit qëndrojnë 4-7 ditë në shtetin që ata kanë zgjedhur me grupin e nxënësve të tjerë që kanë zgjedhur po të njëjtin vend. Kjo është një shansë shumë e mirë për të vizituar shtete të ndryshme. Këtë vit, unë zgjodha projektin në Barcelonë. Atje kalova shumë bukur dhe mësova shumë gjëra për kulturën dhe stilin jetësor spanjoll.

sibel6

Të jesh nxënës i UWC-së do të thotë të jesh i suksesshëm si nga ana akademike ashtu edhe për nga ana jashtëshkollore ( përmes aktiviteteve, vizitave dhe diturisë të cilën e përfiton nga një mjedis internacional ). UWC është mundësia më e vlefshme që një njeri mund ta përfitoj gjatë tërë jetës së tij. Unë jam duke përjetuar përvojën më të vecantë të jetës sime tani, një eksperiencë që nuk do e haroj kurrë, një rrugë që më dërgon drejt një të ardhme më të ndritur, një të ardhme që do i sjell të gjithëve barazi dhe sukses. Nëse edhe ti ëndërron për një botë në paqe dhe je nga ata që dëshiron të bëjë një ndryshim në botë, sado e vogël që të jetë, atëherënuk ka asgjë që të ndalon të aplikosh për UWC. Mos humbisni kohë, bëhuni pjesë e United World College!

Ju dëshiroj gjithë të mirat dhe ju dërgoj shumë dashuri nga UWC of the Adriatic.
Sibel Spahija.
Duino, Itali

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s