Andra Fehmiu, UWCiM

Përshendetje.

Unë jam Andra Fehmiu, nxënëse e klasës së 11-të në United World College në Mostar (UWCiM), Bosne dhe Hercegovinë.

Është viti im i parë në UWC, mirëpo kam përjetuar aq shumë momente të paharrueshme dhe kam fituar aq shumë eksperiencë brenda këtij viti sa që po ndihem sikur jam këtu një periudhë shumë më të gjatë kohore.

E di se ndoshta do t’ju tingëlloj si cliché kjo që do e them, por, me të vërtetë ardhja në United World College më ka ndryshuar jo vetëm mënyrën se si unë e shikoj botën, por, edhe i ka dhënë një lloj forme personalitetit tim. Kam ndryshuar shumë dhe këtë ndryshim çdo ditë e më tepër po e vërej jo vetëm në mënyrën si jetoj, por, edhe në mënyrën si veproj dhe mendoj. Për më tepër, gjatë këtyre muajve në UWC jam pjekur si person, madje edhe familja dhe shoqëria ime habiten se si kam ndryshuar dukshëm. Kam arritur të bëhem një person i cilin nuk e gjykon dikë duke mos ia ditur historinë bazuar në kulturën, fenë dhe besimin e tij apo asaj.

United World College në Mostar ka rreth 150 nxënës nga vende të ndryshme të botës, nga Brazili deri në Afganistan, me kultura, tradita dhe histori të ndryshme. Bashkëjetesa në këtë komunitet të larmishëm më bëri të kuptoj se asgjë nuk funksionon pa kompromise dhe pa u munduar t’a kuptojmë njëri tjetrin. Vetëm duke pranuar njëri tjetrin për atë që jemi mund të ecim përpara. Psh. këtë vit kam për shoqe dhome një vajzë nga Beogradi, Serbi. Kujt do t’ia merrte mendja se unë nga Prishtina dhe ajo nga Beogradi do te bëheshim shoqe të pandashme? Mua jo… Është vërtetë një ndjenjë e mirë ta di se të dyjat përpiqemi t’i hedhim poshtë paragjykimet dhe ta vlerësojmë njëra tjetrën për personalitetin që e posedojmë, e jo nga vendi që vijmë apo nga besimet e historinë që kemi. Dhe më besoni, nuk jemi as të parët e as të fundit që mundohen të tejkalojnë këto barriera dhe të lëmë anash paragjykimet për t’i dhënë rast njëri tjetrit.

Në UWC gjatë këtyre dy viteve, si pjesë e CAS ( community, action, service) do të merrem me shumë aktivitete të ndryshme, nga ato sportive e deri tek debatimet për tema aktuale.

Këtë vit marr pjesë në shërbimin “Egyptian Village” ku kujdesem dhe mundohem t’iu mësoj gjërat elementare fëmijëve pa përkujdesin prindëror, shkoj në orët fillestare për mësimin e gjuhëve të huaja,  marr pjesë në MUN (Model United Nations) Conference dhe luaj volejboll.

Aplikimi dhe pranimi në UWC janë të mos them gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, por, definitivisht ndër më të mirat. Ëndrrën time për të njoftuar moshatarë nga vende të ndryshme të botës e realizova mu këtu në UCWiM. Më mbushet zemra plot me lumturi kur kujtoj sa shumë shokë dhe shoqe nga vende të ndryshme të botës kam pasur rastin të bëj, e të mësoj për traditat dhe historinë e tyre. Është ndjenjë shumë e mirë kur mendoj se si një ditë në vende të ndryshme të botës do të kem një shok ose shoqe, një derë të hapur.

Në anën tjetër, dua të jam realiste dhe të pranoj se kam pasur batica dhe zbatica, jam ballafaquar me sfida që deri këtë vit ishin të panjohura për mua. Kur flas për sfida po i referohem jo vetëm sfidave akademike sepse sistemi i shkollimit në UWC është International Baccalaureate, një ndër sistemet më rigoroze të edukimit në botë, por edhe sfidave të përditshme, siç është larja e rrobave. Mirëpo, gjithë këto sfida më kanë ndihmuar të pjekem si person, të mendoj për veten time dhe të gjej zgjidhjen për çfarëdo problemi që kam.

 

 

foto1andra

Të lodhur pas një dite të gjatë skijimi, por prapë të gatshëm për një foto

Momente qesharake që nuk harrohen

Momente qesharake që nuk harroh

 

 

 

 

 

 

 

Kimistët e rinjë, mirë kemi shpëtuar deri sot

Kimistët e rinjë, mirë kemi shpëtuar deri sot

Turniri i vajzave në futboll, nuk e di a luaja futboll apo vetëm vrapoja pas topit:)

Turniri i vajzave në futboll, nuk e di a luaja futboll apo vetëm vrapoja pas topit:)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fotografi grupi pas festivalit të "One Billion Raising"

Fotografi grupi pas festivalit të “One Billion Raising”

Ana, shoqja ime, dhe unë

Ana, shoqja ime, dhe unë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkollimi dhe jetesa në frymën e UWC-së me të vërtetë janë mundësi që ofrohen një herë në jetë dhe unë nga brendia e zemrës ju inkurajoj t’a shfrytëzoni këtë mundësi dhe të aplikoni, asgjë nuk do të humbni… Mblidheni guximin, keni besim në vete, aplikoni dhe nëse keni UWC spirit (frymën e UWC-së kështu siç e quajmë ne), atëherë gjasat që të pranoheni janë të mëdha!

Për çdo informatë shtesë apo pyetje, mos hezitoni të më kontaktoni!

Me shumë dashuri,

Andra

Një ndër pamjet më të bukura në Mostar është UWC gjatë natës :)!

Një ndër pamjet më të bukura në Mostar është UWC gjatë natës :)!

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s