Agnesa Sejdijaj, UWC Maastricht Holandë

Përshëndetje ,

Unë jam Agnesa Sejdijaj nga Fushë-Kosova dhe tani 6 muaj unë shkoj në njërën prej shkollave të famshme United World College (UWC), përkatësisht në UWC Maastricht në Holandë.

Ishte ëndërra ime të jem pjesë e një shkolle si UWC duke e marrë parasysh që është një prej kolegjeve që të jep mundësinë të njohësh njerëz nga e gjithë bota, të shkëmbesh përvoja të ndryshme me ta, por edhe duke mos harruar anën akademike të denjë që UWC ofron e që në fund shpërblehet me një diplomë prestigjioze siç është IB (International Baccalaureate) diploma.

Jam e sigurt që të gjithë keni lexuar për UWC dhe e keni marr pak a shumë një ide se çfarë shkolle është. Megjithatë unë kam 6 muaj këtu dhe do të dëshiroja të ndaja me ju disa nga gjërat që më bëjnë të ndihem krenare qe jam pjesë e këtij kolegji, dhe që padyshim e bëjnë çdo moment këtu të paharrueshëm.

Për një moment jeta ime u ndryshua për 360 shkallë, për shkak që papritmas përballë kisha një sfidë e që ishte të jetoja me  moshatarë të mi që nuk i kisha takuar më parë. Kjo sfidë ishte edhe më e vështirë të kalohet për shkak të llojllojshmërisë së kulturave dhe ideve personale. Poashtu, është gjithmonë më vështirë kur jeni nga një shtet i ri si Kosova, që nuk e njohin shumë dhe çdo herë kur prezantohem duhet edhe të sqaroj se ku është Kosova, gjë që e bëj me shumë dëshirë.

Disa nga pyetjet dhe komentet më interesante që më janë bërë si Kosovare janë: “Më fal por nuk e kam as idenë më të vogël se ku është Kosova!”; “A është Kosova shtet?”; “A është normale për Kosovarët që të flasin gjuhën angleze?”; “Si është e mundshme të jesh edhe Shqiptare edhe Kosovare?”; “A flitni “KOSOVIAN” në Kosovë?”.

Padyshim që shokët dhe shoqet e mija nga UWC Maastricht i kanë marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve përmes bisedave, prezantimeve dhe aktiviteteve të ndryshme te përgatitura nga shkolla dhe nga nxënësit. Do doja ta veçoja International Fair që organizohet çdo vit në UWC ku të gjithë nxënësit prezantojnë shtetet e tyre përmes gatimeve të ushqimeve tradicionale, veshjeve tradicionale, vallëzimeve, këngëve etj. Njëra nga shtetet që morrën pjesë në “International Fair” të organizuar këtë vit ishte edhe Kosova.

ImageNjë prej organizimeve tjera që më la përshtypje është edhe projekti njëjavor në vende të ndryshme te botës ku mundohemi që idealet e shkolles t’i sjellim në jetë përmes aktiviteteve vullnetare. Këtë vit unë dhe një grup prej 5 nxënësve nga UWC kemi organizuar një projekt në Kosovë që ka përfshirë aktivitete me nxënësit e një shkolle fillore në Janjevë, me fëmijë të komunitetit RAE (romë, ashkali dhe egjiptian) në Fushë Kosovë dhe me disa gra të cilat punojnë në një punëtori për sapun duarsh.

Shokët dhe shoqet e mija që vizituan Kosovën ishin nga Jordania, Izraeli, Ishujt e Karaibeve, Irlanda dhe Polonia. Ata e pëlqyen jashtëzakonisht mikëpritjen dhe atmosferën e ngrohtë të qyteteve dhe fshatërave që vizituam. Ishte një eksperiencë shumë e këndshme për të gjithë të punojmë me fëmijët dhe gratë në Kosovë.Ishte kënaqësi e madhe që më është dhënë kjo mundësi të vizitoj Kosovën me nxënësit tjerë dhe t’ju tregoj atyre për së afërmi më shumë për të mirat e Kosovës.

Rikthimi në Kosovë pas disa muajve të kaluara në UWC për këtë projekt ishte një nga gjërat që më bëri t’a shohë vendin tim nga një pikëpamje pothuajse krejtësisht të ndryshme nga ajo që kam pasur kur kam jetuar në Kosovë.Image

Edhe unë si gjithë nxënësit tjerë nuk kam pasur vetëm momente te mira. Mirëpo arsyeja që e bënë këtë vend jashtëzakonisht të veçantë është fakti që njerëzit që i takon përballen me sfida të ndryshme dhe kjo na bënë të gjithëve të barabartë dhe të afërt me njëri-tjetrin. Shokët dhe shoqet e mija që i kam takuar këtu vërtet zëjnë një vend të posaçëm në zemrën time. Shoqëria këtu është çdo herë në gatishmëri për përkrahje  dhe këshilla.

Image

Thonë se miku i mirë të gjindet në ditë të vështirë, e përvojat në UWC e vërtetojnë këtë fjali të urtë popullore. Shoqet e mija të dhomës janë një shembull i mirë i përkrahjes që marrë në UWC dhe unë kaloj një pjesë të madhe të ditës me to.

Image

Një përvojë shumë domethënëse nga shumë  aktivitete dhe shërbime të shumta në UWC ishte edhe organizimi i Model United Nation  që u mbajt në Hagë ku të gjithë nxënësit marrin pjesë si delegatë nga shtete të ndryshme (ndryshe nga shteti që ata vërtetë vijnë) dhe diskutojnë për çështje të rëndësishme të botës.

Një mundësi shumë e mirë që UWC më ofroj është edhe udhëtimi nëpër vende të ndryshme si Holanda, Belgjika, Gjermania ku mësova për së afërmi për kulturat dhe traditat e shteteve tjera.

Unë apeloj te të rinjtë kosovarë që të aplikojnë sa më shpejtë nëse dëshirojnë të përjetojnë një ndër përvojat që do të çmohet më së tepërmi në jetë. Çdo moment në UWC është shumë i veçantë dhe ndonjëherë edhe befasues!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s