Pse të rinjtë kosovarë duhet të aplikojnë në UWC? (Arlind Komoni)

UWC, do të thotë kolegjet e bashkuara botërore. Është një vend si asnjë tjetër në botë me ekperienca dhe dije të pafundme.

Nxënësit përzgjedhen në bazë të aftësive, kreativitetit dhe lidershipit, dhe të gjithë janë të zotuar të krijojnë lidhje me shokët e tyre nga të gjitha kontinentet. Ata janë të rinjë, plot energji, vullnet dhe përkushtim që të ecin përpara dhe të kontribojnë në vendet e tyre. Kjo do të ishte një mundësi gati ideale për të riun kosovar, i cili për shkaqe të ndryshme ekonomike dhe politike ka mbetur i izoluar, që të pajiset me dije, eksperiencë, shoqëri dhe ide te reja me të cilat do të mund të nxisë zhvillim në vendin e tij.

Prandaj, mos hezitoni të shfaqni shpirtin tuaj kreativ dhe aftësitë tuaja duke aplikuar në UWC për një eksperiencë jetë transformuese. Mendoni globalisht, veproni lokalisht.

foto1

foto2

Shënim: Autor i kësaj shkrese është Arlind Komoni, i cili, në pamundësi të marrjes së vizës në kohë,  është i detyruar të bëhet pjesë e UWC një vit me vonesë.

 

Lini një koment