Krenar Roka, UWCUSA

Përshëndetje,

Unë jam Krenar Roka nga Gjakova, nxënës në vitin e dytë në UWC-USA. Këtë ditë të bukur me diell vendosa të ju shkruaj mbi jetën time shkollore nga vendi i mrekullueshëm Montezuma në New Mexico të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po i afrohet fundi përvojës më unike dhe më interesante të jetës sime, dy viteve të paharrueshme në UWC-USA. Falë kësaj përvoje, u formova në njeriun që jam sot, gjë s’do të ishte e mundur në ndonjë ambient tjetër.

foto1

Shkolla ka rreth 200 nxënës që vijnë nga të katër anët e botës e të cilët përfaqësojnë më shumë se 80 shtete me gjuhë, kulturë, besime dhe racë nga me të ndryshmet. Diversiteti që është prezent këtu më bëri që të ndryshoj plotësisht botëkuptimin për njerëzit dhe botën në përgjithësi. Bashkëjetesa në këtë komunitet më ndihmoi që të kuptoj se sa e shumëllojshme dhe në të njejtën kohë sa e ngjajshme është bota dhe njerëzit e saj. Të gjitha paragjykimet paraprake që i kisha për disa grupe specifike të njerëzve, me kalimin e kohës më janë zhdukur dhe me ta kam krijuar lidhje të forta miqësie; miqësi që do ti ruaj thellë në zemër përgjatë gjithë jetës.

Këtu jeta është e organizuar në gjashtë konvikte, tri nga të cilat ju perkasin meshkujve dhe tri femrave. Së bashku me 40 nxënës të tjerë unë jetoj në konviktin e quajtur Mont Blanc. Të gjithë nxënësit jemi të vendosur në dhoma dykrevatëshe. Vitin e parë shok dhome kisha spanjollin Pablo Naoki Manzano Miura, ndërsa këtë vit shok dhome kam amerikanin me prejardhje turke Murat Orhun Bozkurt. Miqësite që kam krijuar më këta të dy janë jashtëzakonisht të forta dhe unike.

Sistemi i edukimit këtu është shumë i ndryshëm nga ai kosovar. Me të mbërritur, ne i zgjodhëm lëndët për dy vitet e ardhshme. Sidoqoftë, në UWC-USA gjithmonë ekziston mundësia e eksplorimit dhe ndërrimit të lëndëve. Programi akademik është International Baccalaureate që njihet si një ndër programet më rigoroze dhe më të vlerësuara në botë. Gjatë këtyre dy viteve secili prej nesh fiton dijen dhe aftësitë e nevojshme për të vazhduar edukimin e mëtejshëm, por njëherit na pergadit edhe për sfidat që mund ti hasim në karrierë dhe në jetë. Klasët ku mesojmë janë të organizuara në numër shumë të vogël të studentëve, dhe me profesorë të përkushtuar ndaj nesh.Të gjithë janë me pergaditje të larta akademike, gjë që i bënë edhe më të vecantë. Përveq kësaj, ata janë shumë pasionantë për të njohur secilin prej nesh në nivel personal. Ne jemi shokë shumë të mirë me profesorët dhe me gjithë stafin tjetër. Nuk ekziston asnjë barrierë burokratike në marrëdhëniet tona.

Nxënësit, si pjesë e lëvizjes UWC dhe duke u bazuar në programin CAS (Creativity, Action, Service) të International Baccalaureate, paralelisht me lëndët ekzistuese janë të obliguar të jenë pjesë aktive e komunitetit duke qenë të angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në kontibuimin e përmirësimit të sferave të ndryshme të jetës. Secili nxënës ka fleksibilitetin e plotë të zgjedhjes së aktiviteteve të ndryshme ku ata mendojnë që do të jenë më produktiv, të sfidojnë dhe përmirësojnë aftesitë e tyre. Gjate vitit të dytë secili nga ne duhet të udheheqë dhe organizojë një nga këto aktivitete. Personalisht, këtë gjysëmvjetor jam i përfshirë në shumë aktivitete siq janë: reciklimi, ndërtimi i shtëpive për familje me të ardhura të ulëta, ndihmimi i studentëve në lëndën e ekonomisë dhe fizikës, muzikë dhe futboll. Gjithashtu, gjatë sezonës së dimrit një numër i madh i studentëve, ku bëj pjesë edhe unë, kanë previlegjin dhe kënaqësinë që të skijojnë në një ndër qendrat më të famshme të skijimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

foto2

Padyshim që ka edhe shumë detaje tjera rreth kësaj përvoje, përvojë që për secilin individ është e vecantë. Sidoqoftë, jam i sigurtë se kjo përvojë është e paharrueshme dhe shumë domethënëse për secilin nga ne. Është një përvojë që secili prej nesh do të duhet ta përjetojë, por fatkeqësisht vetëm disa nga të paktët e kanë një fat të tillë.

Këto dy vite më kanë bërë të pavarur, motivuar, balancuar, komunikativ dhe më pasionant për jetën, botën dhe njerëzit. Megjithatë, shkëmbimi i përvojave nga më të ndryshmet më bashkëmoshatarët e 80 vendeve të botës si dhe përvoja akademike e përfituar do të mbetën dy nga përfitimet më të mëdha këtu në UWC-USA. Tanimë, cdo herë që shoh ndonjë hartë të botës më shfaqen shumë fytyra të shokëve dhe shoqeve; është thjeshtë një thesar tejet unik.

Ju përshëndes përzemërsisht duke ju dëshiruar cdo të mirë dhe suksese në rrugën tuaj për të realizuar ëndrrën për një edukim kulminant.

foto3

Krenar Roka

Krenar.Roka@uwc-usa.org

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s