Hapet zyrtarisht konkursi per vitin 2013

KONKURS për United World Colleges 2013
Komiteti Nacional për United World Colleges në Kosovë, në kuadër të politikave për promovimin e rinisë dhe edukimit formal shkollor të mesëm jashtë Kosovës, shpall

K O N K U R S
për (pesë) pozita për në United World Colleges
që mbulojnë shkollimin e dy viteve të fundit të shkollës së mesme

– Një bursë të plotë në United World College of the Adriatic, Trieste, Itali;
– Një bursë të plotë në United World College of the Mastricht, Mastricht, Holandë;
– Një bursë të plotë në United World College of South East Asia, Singapur, Singapur;
– Një bursë të pjesshme në United World College of Mostar, Bosnjë dhe Hercegovinë (75% e sponsorizuar nga Kolegji).
– Një pozitë në United World College of Waterford Kamhlaba, Swaziland
– Shumë bursa per kampe verore

Kolegjet për Unitet Botëror e bëjnë edukimin një fuqi që bashkon njerëzit, kombet dhe kulturat.

Pse UWC:
Për një edukim të paanshëm ndërkombëtar 2 vjecarë në njërin nga United World Colleges
Të jeni edhe ju pjesë e lëvizjes së United World College (UWC)
Të jeni pjesë e IB-së, sistemit/kurikulës më rigoroz botëror për shkolla të mesme
Të studioni në një ambient me student nga më se 70 shtete nga e gjithë bota
Të jeni qytetarë aktiv botërorë

Dokumentet që kërkohen:
– Aplikacioni i plotësuar me foto të bashkangjitur
– Dëftesat e shkollës për përfundimin e viteve IX dhe X,
– Çertifikata nga angazhimet e nxënësve në punë vullnetare/shkollore (e preferueshme)

Informata tjera: Formulari për aplikim mund të kërkohet përmes e-mail adresës: kosova.nc@gmail.com

Data e fundit për dorëzimin e aplikacionit është 5 Maj 2013.

Aplikacionin mund ta dorëzoni në PDF file, me të gjitha dokumentet e kërkuara në adresën elektronike kosova.nc@gmail.comImage

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s