E-mail dërguar nga Liza Gashi, kryetare e Komitetit Nacional

Përshëndetje i/e nderuar:

Ju faleminderit që keni shprehur interesim për të aplikuar në kolegjet e UWC-s. Komiteti Nacional për United World Colleges në Kosovë, në kuadër të politikave për promovimin e rinisë dhe edukimit formal shkollor të mesëm jashtë Kosovës, së shprejti do të shpallë konkurs për bursat dhe pozitat për në United World Colleges 2013-2015 që do të mbulojnë shkollimin e dy viteve të fundit të shkollës së mesme në ndonjërin nga kolegjet e UWC-se. Bursat dhe pozitat për UWC ofrohen për të gjithë studentët e shkollave të mesme në Kosovë; mosha 16-18 vjeç, klasave 10,11, dhe 12.

Sa i përket numrit dhe vlerave të bursave  duhet të keni parasysh që ky numër ndryshon nga viti në vit, mirëpo gjatë dy viteve të fundit kemi dhënë 4-6 bursa/pozita për vit. Poashtu Komiteti Nacional bënë edhe seleksionimin e studentave për programet e shkurta verore në Izrael, Gjermani, Hong Kong etc.

Këtë vit procesi i seleksionimit do të filloj në muajin Shkurt, 2013. Sidoqoftë ne  si komitet do jemi në kontakt përsëri me të gjithë të interesuarit për aplikim me më shumë informacione mbi procesin për vitin akademik 2013-2015.  Mirëpo brenda kësaj kohe ne ju sygjerojme që të mesoni më shumë për rrjetin e kolegjeve të UWC-s në web-faqen www.uwc.org; dhe http://www.youtube.com/watch?v=VQeK_Nv7ldA

(Duke filluar nga Janari  i 2013, do të mund të keni edhe informacionet e web-faqes në gjuhën shqipe posa komiteti të filloj me promovimin e bursave për vitin akademik 2013-2015.)

Edhe njëherë ju falemnderit për interesimin tuaj dhe shpresojmë që t’ju kemi ndihmuar sado pak.

Për çdo pyetje tjetër mos hezitoni të na kontaktoni në kosova.nc@gmail.com

Me respekt,

Liza Gashi

Presidente e Komiteti Nacional për United World Colleges në Kosovë

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s