Pyetjet më të shpeshta në lidhje me UWC

Le ti përgjigjemi fillimisht disa nga pyetjeve më të shpeshta në lidhje me UWC, si dhe le të shërbej ky shkrim si pikë reference për një njoftim të nxënësve me UWC.

1. Çka është UWC? 

United World Colleges–UWC– është një rrjet shkollash ndërkombëtare të vendosura në 12 shtete të botës: Britani të Madhe (Uells), Kanada, Hong Kong, Indi, Itali, Norvegji, Singapor, Suaziland, SHBA, Kosta Rikë, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe Holandë. UWC mundohet që të përdor edukimin si një forcë për të bashkuar njerëz, kombe dhe kultura për paqe dhe një të ardhme të qëndrueshme.

2. Sa zgjat shkollimi në UWC?

Në qoftë se kandidati potencial pranohet, pavarësisht klasën që ka përfunduar në Kosovë, shkollimi në UWC zgjat për dy vjet, ku më pastaj nëse kandidati i përfundon me sukses këto dy vjet i ipet IB diploma– një nga diplomat më të njohura dhe më të pranuara në botë për shkolla të mesme. Për më shumë rreth sistemit të shkollimit në UWC mund të lexoni këtu: http://uwc.org/uwc_education/default.aspx

3. Kush mund të aplikojë?

Komiteti nacional i Kosovës ka vendosur që të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata që kanë përfunduar klasën e 10-të, 11-të ose 12-të, dhe janë qytetar të Republikës së Kosovës (ndonëse ata që kanë edhe ndonjë paraportë tjetër — pra kanë shtetësi të dyfishtë — nuk do të diskriminohen).  Për më shumë rreth aplikimit mund të lexoni këtu: http://uwc.org/how_to_apply/who_can_apply/default.aspx

4. Kush është përgjegjës për përzgjedhjen e nxënësve të rinj?

Nxënësit e rinj përzgjidhen në një proces kompetitiv dhe të bazuar në meritë nga Komiteti Nacional i Kosovës, i cili përbëhet nga ish nxënës Kosovarë në UWC. Kryetare aktuale e komitetit është Liza Gashi.

5. Si bëhet përzgjedhja?

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë një aplikacion dhe t’ia dërgojnë elektronikisht komitetit përpara datës së caktuar paraprakisht. Komiteti i shqyrton aplikacionet dhe një grup 25-30 nxënësish më të merituar do ftohen për fazën e dytë në kampin që organizohet në Rugovë. Më pastaj në kamp pas egzaminimeve të mëtutjeshme do të zgjidhen një listë prej disa nxënësish të nominuar që do t’i propozohen UWC-ve përkatëse për pranim, si dhe një listë e nxënësve rezervë. Vetëm pasi që UWC të kenë pranuar propozimet nga komiteti i Kosovës dhe nxënësit të kenë pranuar një e-mail konfirmimi nga ndonjëri nga kolegjet, ata mund ta konsiderojnë veten  fitues përfundimtar. Në të kundërtën, nëse për shkak të ndonjë anomalie, ndonjëri nga kolegjet e refuzon rekomandimin e komitetit për ndonjërin nga aplikantët, atëherë komiteti  shqyrton kandidatët nga lista reservë, derisa përfundimisht të zgjidhen fituesit. 

Lini një koment