AFATI PËR APLIKIM SHTYHET

UWC Komiteti Nacional i Kosovës ka vendosur që t’a shtyjë afatin për aplikim për vitin 2014 deri më 2 MARS.

Kliko më poshtë që shkarkoni aplikacionin dhe informatat për aplikim për vitin 2014:

APLICATIONUWC KOSOVA  2014

GUIDELINES –  UWC KOSOVA 2014

Aplikacionin e mbushur duhet t’a dërgoni në e-mail adresën uwcapplications@gmail.com

Pyetjet tuaja rreth procesit të aplikimit mund t’i dërgoni në: kosova.nc@gmail.com

Pyetjet më të shpeshta për UWC

FB_Coverphoto_Imagine

1.) Ku gjindet aplikacioni për UWC?

Formën e aplikimit për UWC mund ta shkarkoni në dy mënyra:

1.   http://uwckosova.wordpress.com/2014/01/09/hapet-konkursi-per-vitin-2014/

2.   http://www.uwc.org/how_to_apply/find_your_national_committee/kosovo.aspx

2.) Kur është afati për aplikim?

Afati për aplikim ndryshon nga viti në vit. Për vitin 2014, UWC Komiteti Nacional i Kosovës ka vendosur që afati për aplikim të jetë data 15 Shkurt.

3.) Si të përgatitet aplikacioni dhe ku të dërgohet?

Aplikacioni duhet të dërgohet si pdf dokument. Faqet ku gjinden nënshkrimet mund të skanohen dhe të bashkangjiten me faqet e tjera në pdf dokumentin e përgatitur, çertifikatat e lindjes gjithashtu duhet të skanohen dhe bashkangjiten në pdf dokument. Aplikacioni i përgatitur dërgohet në e-mail adresën: uwcapplications@gmail.com

4.) A duhet patjetër të bashkangjitet edhe çertifikata e lindjes?

Po. Është e rëndësishme që të bashkangjitni edhe çertifikatën e lindjes.

5.) Na është kërkuar që të raportojmë notat. Cilat nota duhet të raportohen?

Mjafton të na i dërgoni notat e gjysmëvjetorit të kaluar.

6.) Kur mbahet kampi dhe si mund të marrë pjesë?

Komiteti Nacional i Kosovës e organizon kampin përzgjedhës në Rugovë, por kjo është faza e tretë dhe e fundit e aplikimit. Pasi t’i keni kaluar dy fazat e para (ku aplikacioni paraqet fazën e parë), nëse përzgjidheni për fazën e tretë, do të njoftoheni për detajet e kampit.

7.) A ka ndonjë limit për moshë?

Komiteti Nacional i Kosovës ka vendosur që të pranoj nxënës të shkollave të mesme të cilët me 1 shtator 2014 janë më të vjetër se 16 vjeç dhe nuk i kanë mbushur ende 19 vjeç.

8.) Unë nuk e flas rrjedhshëm gjuhën angleze, a paraqet kjo ndonjë problem?

Jo. Mos u dekurajo për shkak të mungesës së rrjedhshmërisë në gjuhën angleze. Rrjedhshmëria në gjuhën angleze nuk është e kërkuar, megjithatë mund të jetë ndonjë faktor që luan rol gjatë periudhës së përzgjedhjes së nxënësve.

9.) A mund të më ndihmoni me ndonje bursë për vazhdim të shkollës në nivel më të lartë (p.sh.: Univerzitet)?

UWC nuk ofron bursa për Universitet dhe edukim terciar.

10.) A mund të jem nxënës i UWC-së për vetëm një vjet apo të transferohem nga ndonjë shkollë tjetër e IB-së?

Jo. UWC përfshin një eksperiencë dyvjeçare dhe nuk ofron mundësi që nxënësit të kryejnë shkollën për një vjet apo të transferohen nga ndonjë shkolle tjetër e sistemit IB.

11.) Unë kam shtetësi te dyfishtë. Përmes cilit Komitet Nacional duhet të aplikoj?

Ju mund të aplikoni në UWC vetëm përmes një Komiteti Nacional, pa marrë parasysh numrin e shtetësive që posedon. Se pari duhet ta kontaktoni Komitetin Nacional në shtetin që jetoni sepse të gjitha Komitetet Nacionale kërkojnë që t’ju takojnë personalisht gjatë përzgjedhjes. E-mail adresa e Komitetit Nacional të Kosovës është: kosova.nc@gmail.com.Nëse Komiteti Nacional nuk mund të pranoj aplikacionin tuaj për ndonjë arsye, ju lutem kontaktoni Komitetin e shtetësis tjetër, pasaportën e së cilës posedoni. Nëse asnjëri nga Komitetet nuk e pranon aplikacionin tuaj atëherë kontaktoni UWC International Office për detaje dhe udhëzim të mëtutjeshëm.

Për detaje tjera, kontaktoni Komitetin Nacional të Kosovës në e-mailin kosova.nc@gmail.com

12.) Ku dorëzohet  aplikacionin për selektimin e  vitin 2014?

Formën e aplikacionit të plotësuar së bashku me çertifikatën e lindjes duhet ta dergoni në PDF format në e-mailin adresën uwcapplications@gmail.com

13.) Çka pas aplikimit?

Në momentin që pranoni konfirmimin nga UWC Kosova në e-mail, që kanë pranuar aplikacionin tuaj, ju lutem që të prisni për përgjigjje mbi hapat e ardhshëm.

Disa këshilla për një aplikacion më të mirë.

1. Jini vetëvetja. Studentët tanë njihen për sinçeritet. Mos u mundoni të tingëlloni perfekt në aplikacion, por përpiquni të jeni sa më real dhe ta shprehni veten. Ne besojmë se pikërisht ato elementet tuaja “jo perfekte” ju bëjnë një person shumë më interesant. Mbani një qëndrim pozitiv për dobësitë që mund t’i keni, mos ngurroni t’i pranoni dhe të jeni krenar me to. Nuk ka asgjë më mirë se të jeni vetëvetja në aplikacion. Askush nuk është si ju, pra mënyra më e lehtë për tu dalluar nga të tjerët është të jini vetëvetja.

2. Jini krenar. Shpesh njerëzit, në shenjë modestie, mundohen t’i nënvlerësojnë arritjet e tyre. Jeni krenar me veten! Mos ngurroni të na tregoni për arritjet tuaja.

3. Plotësojeni aplikacionin pjesë-pjesë. Mos u mundoni ta përfundoni të gjithë aplikacionin njëherësh, sidomos esenë. Filloni të punoni në aplikacion herët dhe plotësoni diçka kohë pas kohe. Kështu do të keni kohë që ta rishikoni esenë disa herë, secilën herë me një mendje të freskët: sigurisht se kjo do të rezultojë në një ese më të mirë.

4. Lexoni më shumë për UWC. Duhet ta keni parasysh se UWC është shkollë me synime dhe ide interesante. Mësoni më shumë për synimet, vlerat dhe historinë e shkollës! Mendoni se si ju do të mund të kontribuonit për realizimin e këtyre synimeve.

5. Jini kreativ. Mos keni frikë të shprehni kreativitetin tuaj përmes eseve! Përdorni esetë për të na treguar më shumë për veten: ndani me ne diçka që ju bën të veçantë dhe interesant.

Altin Kukaj– nxënësi kosovar në Hong Kong.

“Sot ndihem shumë me fat që jam pjesë e njerës prej shkollave të UWC, një mundësi që shumë persona e ëndërrojnë. Jam i befasuar me shumë gjëra; nuk e kam menduar qe njerëzit me kultura të ndryshme e me mendime të ndryshme mund të krijojnë një harmoni e cila të tërheq dhe të bën për vete.” — Altin Kukaj, Hong Kong.

altini

Diona Budima — nxënësja kosovare në Duino të Italisë.

“Para se të vija këtu, nuk e kam pasur as edhe idenë më të vogël se çfarë përvoje transformuese do ishte shkollimi në UWC.  Jeta ime ka marrë një drejtim komplet tjetër dhe ndonëse kam vetëm dy muaj në këtë vend po e ndjejë ndikimin e madh të UWC-së dhe ndryshim që  jam duke e pësuar.”

“International Baccalaureate diploma është njëra ndër kualifikimet më të njohura dhe më të çmuara në botë për shkolla të mesme, që kërkon një motivim dhe përkushtim të madh. Vështirësitë gjatë studimit të IB-së janë të paevitueshme, por pikërishtë janë ato që të pregadisin për të ardhmen.” Diona Budima– Italy.

diona

Hapet konkursi për vitin 2014

Sot është hapur konkursi për UWC për vitin 2014. Të bashkangjitura mund t’i gjeni aplikacionin, i cili duhet të dërgohet në uwcapplications@gmail.com jo më larg se data 2 Mars, si dhe udhëzimet për plotësimin e aplikacionit. Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni, por sigurohuni që  më parë i keni lexuar me kujdes udhëzimet. Suksese!

GUIDELINES UWC KOSOVA 2014

UWC KOSOVA APPLICATION 2014

Nita Bislimi— nxënësja kosovare në Singapur

“Në fillim jam ballafaquar me shumë sfida, por gjithmonë më është ofruar ndihmë kurdo që kam pasur nevojë… besoj se përvojat ndërnjerzore që do t’i kem gjatë këtyre dy viteve do të jenë ato të cilat janë më të rëndësishmet.” — Nita Bislimi, Singapore.

1465150_659333697421497_1849417957_n

Për të qenë edhe ju pjesë e UWC-së, përcilleni punën e Komitetit Nacional të Kosovës:

- Në facebook: facebook.com/UWCKosova
- Në Twitter: @UWCKosova
-Në YouTube:  UWCKosova Channel.